Tuesday, January 31, 2017

E nëse ti nuk vjen


E nëse ti nuk vjen unë netëve do të pres gjatë
E n'oborre dritën ndezur si fari mes detit do ta lë
Frikë të mos ndjesh kur t'vish i vetëm nepër natë
Unë hënës do ti lutem rrugën ta ndrijë e vec atë
E nëse ti nuk vjen unë me gjethet trotuarit do t'luaj
Kohën kur ti shkove do t'kujtoj asaj rruge s`di ku
Si një dritë e artë brenda zemrës time do të ruaj
E me atë dritë udhëkryqeve do t'kërkoj sytë e tu
E nëse ti nuk vjen nga mungesa malli yt do të vij
Si meteorë mes qielllit dhe yjeve do shihemi
Ne si zjarre kujtimesh do t'ndrijmë e ndrijmë gjithnji
E prej ankthit t'dashurisë e mes pritjes do njihemi


No comments:

Post a Comment