Sunday, January 8, 2017

Jashtë sonte bën ftohtë

Dedikuar
(Pastrueseve të natës)
Nëse ju dhimbshem orëve të vona
S'do trokisnit derën time këtë natë
Veshur foshforishente si xixëllonja
Një copë hënë mbrujtur qiellit larg
Mbledhur ftohtit grusht ju qëndronit
Përpara derës si fëmijë zënë në faj
T'ngrohnit pak duart asgjë s'kërkonit
Vendin pran zjarrit me ju do e ndaj
Para jush dhimbje ndjeva këtë natë
Ju shihja mike e gjumë s'vura në sy
Rruga që fshinit pafund ishte e gjatë
Trokitëm se mund t'trokasim vec te ty
Ju u ngrohët e mes borës une ju pash
Kjo natë do m'ndjekë në qindra agime
C'më duhet zjarri vonë me vete thash
Nëse përsëri s'do të trokisni derës time

No comments:

Post a Comment