Saturday, January 7, 2017

Sot si dikur

Kamarier, po atje sërish ulur ai
Puth përqafuar një vajzë tjetër
Mbrëmjeve e prisja unë gjithnji
Harruar vargjesh letër mbi letër
Kamarier, po atje sërish ulur ai
Lule delen kujtoj ishte pranver
Lojën më do smë do për dashuri
Qiellin që ndizte yjet si atëher
Kamarier, po atje serish ulur ai
Aromat i puthjeve gotës harruar
Ajo zgjuar nga endrrat për cudi
E unë e bukura e rinis së shkuar
Hei kamarier, kemi vite pa u parë
Të bardhat thinja koha ka shtuar
Thuam, sa herë për atë kam qarë
Sa herë për dashurin kam vrapuar?

No comments:

Post a Comment