Saturday, January 7, 2017

Kurrë më ëndërr

Endrrash atdheu m'vjen cdo natë 
Zemra rreh fort e loti rrjedh në sy 
I lodhur duket mbushur me plag
A ndoshta malli që m'merr për ty

Larg e vetëme shoh perëndimin
Dallandyshet rrugën e kan marrë
Dhimbjen njoh cicërimash e gëzimin
Qiellit larg ato me shpirt të vrarë

Shpërndar jemi rrugëve sdi se ku
Të tjerë cdo ditë nxitojnë t'largohen
Ti larg atje e unë numëroj vitet këtu
Vendi im lëngon malet trishtohen

Aka një zë të fortë t'dridhet planeti
Si fëmij të mblidhemi rreth nënës
Atje ku i kaltër është qielli dhe deti
Atje ku toka fle nën dritë të hënës

No comments:

Post a Comment