Thursday, March 16, 2017

Mirëmbrëma, vetë jetës!


Mirëmbrëma bagëtisë mes gjelbërimit
 Lodhjes së cobanit mes tyre deri vonë
Dhe zogjëve në kthim drejt perëndiimit 
Korit të xixëllonjave që heshtjen zgjon
Mirëmbrëma ambulancës së pa gjumë
Për të sëmuret e fundit shpresë mbetur
Fëmijëve të sapolindur e vetë mrekullitë
Nënave me sytë drejt të ardhmes tretur
Mirëmbrëma me zë të lartë unë u thërras
Fshesareve atyre që rrugën natës fshijnë
Qoftë për to i fundit dimër që po lënë pas
Kujtim i largët qoftë kur duart e tyre ngrijnë
Mirëmbrëma qytetit që dritash u përflak
Dallandyshes kthyer shtëpisë së vjetër
Puthjeve të para t'gëzuara në cdo park
Poetëve ngujuar mes vargjeve mbi leter
Mirëmbrëma duarve që perdeve fshihen
Vajzave të bukura delikate trup brishta
Puthjeve dhënë me dashuri do te njihen
T'harruara deri në agim netëve të trishta
Mirmëngjes të gjithë botës që po zgjon
Nata po shkon e agimi udhën ka marrë
Lulënajash dhe vesa si lot kthjellët pikon
Ngadalë qiellit të bardhë shuhet ylli polar


No comments:

Post a Comment