Thursday, March 16, 2017

Një ditë ndryshe


U gëzova që të takova e dashur mike 
Përballë teje mu shfaq fëmijeria jonë
Kur luanim me kukullat e vogla plastike 
Shkallëve të pallatit zhurm bënim gjithmonë

Mu kujtua ajo vajza e vogël flokëverdhë 
Me fustanin e shkurtër pika blu e të kuqe 
Rastesisht si dhuratë e bukur më erdhë
Fillim pranvere bleruar fushat plot lulëkuqe

Njoha buzëqeshjen tënde syt e tu blu 
Të kthjellët si qielli mbushur dallëndyshe 
Lot gëzimi përqafuar rreth krahëve të tu 
Koha ka vrapuar sot jemi ndryshe

Takimi me ty mike më gëzoi kaq shumë 
Të artat vite kujtuam e ndjeva shpirtit mall 
 Një thinjë flokëve të tu një rrudhë te unë 
Na ndau emigrimi takohemi ne kaq rrallë



No comments:

Post a Comment