Wednesday, March 8, 2017

8 Mars - Dita e Nënës! Ditë feste për të mirat nëna mes urimeve e luleve dhuruar! Por edhe ditë kujtimesh për femijet që u rriten po me aq dashuri vetëm prej baballarëve të tyre!
Për gjithë jetët emri Nënë
Një ditë vogelushja rrinte heshtur
Mes lotësh t'atin pyeti drejt në sy
Kohësh baba s'të shoh të qeshur
Mami ku është, pse rri vec me ty?
Përtej dhimbjes që i dha vetë jeta
Më e madhja dhimbje fillonte tani
Nënë e babe bij për ty unë mbeta
E ajo përsëri: baba ku është mami
Atë lëndin përtej bij pushon e qetë
Mbylli sytë e n'krahët e zotit dremit
Askush s'do e zgjoj më në këtë jetë
As e imja dashuri që rritet c'do dite
Te varri e vogëla një mëngjes shkoi
 Nga lotet e saj dhe dheu u shkriftua
O nënë, o nënë ku je ty ku të kërkoj
Më mungojnë ato përkëdheljet e tua
Një zë u dëgjua papritur në thellësi
E ndonëse trupi në hi kthyer ka kohë
Zemra ime n'tënden zemër rreh o bij
Ndonëse tretur unë të ndjej e t'shohë
Ky dhe mbi trup me rëndon shumë
Bij ti shko n'shtepi, vrapo u errësua
Engjëll cdo natë do t'puth në gjumë
Dhimbjen në syt që qajnë për mua
Kokë ulur me lot u kthye në shtepi
Trishtuar i jati te dera i shkreti vrapoi
 Babi,unë s`dua kurr më t'kem fëmijeri
Atje, atje me mamin unë dua të jetoj
Ajo ishte aq e bukur e unë e kujtoj
Sa herë era fryn unë ndjej duart e saj
Që asnjë ditë asaj të mos i mungoj
 T'shtrihem atje dua ngrohtë ta mbajë
Këtë histori e shkruajta natën vonë
Thonë vajza u rrit i jati e përcolli nuse
Me nënën përqafuar atje përgjithmon
Atje edhe dimrit njerezit shohin lule
Anita Hoxha


No comments:

Post a Comment