Thursday, March 16, 2017

Një jetë me ty - Një jetë me mua


Netët ti mos gdhi pa gjumë mbi shtratin tim
Unë s'do t'shkoj në botën tjetër pa të thënë
Shpirtin kristal mos e mbush me mallëngjim 
Përkedhëljesh dikur fëmijë që të kam dhënë
Mos më qorto o bijë kur duart të më dridhen
Si dikur ndoshta një ditë as ujë s'do t'pij dot
Lotet nen qerpikë ngrohte do t'më mblidhen
Kur padashje n'dysheme do t'thyej një gotë
Mos u trishto bijë, mua duart kur t'më dridhen
Dëshirës për të t'qëndisur neteve carcafet ty
Dimerit në krahet e tua, une do të mblidhem
Borë kur jashte të bjerë dhe era fort të fryj
Mos të t'rëndohet bijë a t'mos lëndoj me fjalë
Kur t'them të iku koha e bukura rini me mua
Dhimbja thellë shpirtit, peng si kurr më parë
Zonjë e vertet të ishe në shtëpinë tënde dua
Bijë në fëmije jam kthyer tani, sërish si ti dikur
Vec dorën fort shtrëngomë të mos rrëzohem
Në krahë të mban nëna, te kjo foto në mur
Sa herë ti mbështet kokën, unë përmallohem


No comments:

Post a Comment