Thursday, March 30, 2017

Harresë


Shtëpia e gjyshërve të mi atje larg
Me dy portokajtë që shikojnë kodrës
Me ato shkallët e drunjëta poshtë në prag 
Ku tingëllojnë fjalët e vëllait tim e motrës
Vetëm në dhomat e vogla brënda saj
Të braktisura pandoflat e gjyshërve të mi
 Në flladet e ngrohta të qershisë në Maj
Në të ngrysur të vdekur kthehen në shtëpi
Kërkojnë nëpër dhoma rrobat që lanë
Një këmishë,një jelek e shaminë e gjyshes
Marrin nga sepeti cdo dhuratë që ju dhamë
Engjëj ngjiten qiellit në krahët e dallëndyshes
Të nesërmen kur dielli dritares rrezesh troket
 Shtëpia e gjyshërve mbetet bosh e heshtur
 Mbledhësi i qumështit ka kohë aty s`thërret
S`përgjigjet zëri i tyre e as e tyrja e qeshur


Monday, March 27, 2017

Dhimbja

Lotësh kam parë vetmuar mesnatë
Sytë e një nëne që s`mundi ta fsheh
Zotit i lutej me shpirt nën dritë hëne 
Ku është vajza ime t'lutem ma kthe
Njoha dhimbjen më shumë se tjerët
Lodhur kam dashur ta braktis përjet
Kur fytyra t'zbehta shoh mëngjes herët
Kurr kësaj bote dhimbje të mos ketë
Ja njoha dhimbjes të gjitha shkallët
E shpesheher kam zbritur ato me lot
Thonë se dhimbja është për të gjallët
Si është dhe lumturia në këtë botë
Dhimbjen njoha ndaj mos ma kujtoni
Dhimbjet e nënës e sot jam nënë vetë
Largë dhimbjeve nëse ju doni të jetoni
Dashuri pafund ka në zemër një poet




Saturday, March 25, 2017

Ditë dimri


Stinët statcionesh pa kuptuar
Ikin si puthjet shkallëve zbritur
Braktisur sot ajo u ndje harruar 
Si heshtja e qirinjëve të fikur
Hapin nxitoi e frymë thellë mori
Ai më do e do t'kthehet përsëri
Këtë të ftohtë e mjegull dhjetori
Ajo dëborës ecte mbi hapat e tij
Loti i saj dritë mori nga perëndit
Bota nga dielli ju duk se u përflak
Statcinit vdesin e lindin dashuritë
Kujtime që ngrohin pak nga pak


Friday, March 17, 2017

Me një kënaqësi me shumë filloi kjo ditë sot. 
WORLD INSTITUTE FOR PEACE më ka nderuar me cmimin " World Eptiome for Peace " në eventin që do të zhvillohet ne 29 Prill në Nigeri. Uroj të jetë një event i sukseseshëm dhe i falenderoj nga zemra për konsideratën!

Anita Hoxha



Thursday, March 16, 2017


Mirëmbrëma, vetë jetës!


Mirëmbrëma bagëtisë mes gjelbërimit
 Lodhjes së cobanit mes tyre deri vonë
Dhe zogjëve në kthim drejt perëndiimit 
Korit të xixëllonjave që heshtjen zgjon
Mirëmbrëma ambulancës së pa gjumë
Për të sëmuret e fundit shpresë mbetur
Fëmijëve të sapolindur e vetë mrekullitë
Nënave me sytë drejt të ardhmes tretur
Mirëmbrëma me zë të lartë unë u thërras
Fshesareve atyre që rrugën natës fshijnë
Qoftë për to i fundit dimër që po lënë pas
Kujtim i largët qoftë kur duart e tyre ngrijnë
Mirëmbrëma qytetit që dritash u përflak
Dallandyshes kthyer shtëpisë së vjetër
Puthjeve të para t'gëzuara në cdo park
Poetëve ngujuar mes vargjeve mbi leter
Mirëmbrëma duarve që perdeve fshihen
Vajzave të bukura delikate trup brishta
Puthjeve dhënë me dashuri do te njihen
T'harruara deri në agim netëve të trishta
Mirmëngjes të gjithë botës që po zgjon
Nata po shkon e agimi udhën ka marrë
Lulënajash dhe vesa si lot kthjellët pikon
Ngadalë qiellit të bardhë shuhet ylli polar


Një jetë me ty - Një jetë me mua


Netët ti mos gdhi pa gjumë mbi shtratin tim
Unë s'do t'shkoj në botën tjetër pa të thënë
Shpirtin kristal mos e mbush me mallëngjim 
Përkedhëljesh dikur fëmijë që të kam dhënë
Mos më qorto o bijë kur duart të më dridhen
Si dikur ndoshta një ditë as ujë s'do t'pij dot
Lotet nen qerpikë ngrohte do t'më mblidhen
Kur padashje n'dysheme do t'thyej një gotë
Mos u trishto bijë, mua duart kur t'më dridhen
Dëshirës për të t'qëndisur neteve carcafet ty
Dimerit në krahet e tua, une do të mblidhem
Borë kur jashte të bjerë dhe era fort të fryj
Mos të t'rëndohet bijë a t'mos lëndoj me fjalë
Kur t'them të iku koha e bukura rini me mua
Dhimbja thellë shpirtit, peng si kurr më parë
Zonjë e vertet të ishe në shtëpinë tënde dua
Bijë në fëmije jam kthyer tani, sërish si ti dikur
Vec dorën fort shtrëngomë të mos rrëzohem
Në krahë të mban nëna, te kjo foto në mur
Sa herë ti mbështet kokën, unë përmallohem


Një ditë ndryshe


U gëzova që të takova e dashur mike 
Përballë teje mu shfaq fëmijeria jonë
Kur luanim me kukullat e vogla plastike 
Shkallëve të pallatit zhurm bënim gjithmonë

Mu kujtua ajo vajza e vogël flokëverdhë 
Me fustanin e shkurtër pika blu e të kuqe 
Rastesisht si dhuratë e bukur më erdhë
Fillim pranvere bleruar fushat plot lulëkuqe

Njoha buzëqeshjen tënde syt e tu blu 
Të kthjellët si qielli mbushur dallëndyshe 
Lot gëzimi përqafuar rreth krahëve të tu 
Koha ka vrapuar sot jemi ndryshe

Takimi me ty mike më gëzoi kaq shumë 
Të artat vite kujtuam e ndjeva shpirtit mall 
 Një thinjë flokëve të tu një rrudhë te unë 
Na ndau emigrimi takohemi ne kaq rrallë