Wednesday, November 21, 2018

Meditim

Tavolinës sime poezi të grisura 
Hedhur andej - këndej një natë 
Puthje e sa dashuri të panisura
Zëra, që më ndoqën, vite gjatë

E në të gdhirë, ylli polar troket
E vargjet mbulon me shkëlqim
Si pulëbardhat në t'largëtin det
Me fuqinë krahëve shpirtin tim

E tavolina ime, ndonse e vjetër
Nën vargje hedhur sa këtu atje
Cudi, dhomës frymon cdo letër
E unë sonte jo s'mundem të fle


Harruar kujtimesh

Mbasditë dhe shiu filloi të bjerë 
Xhamave troket e bëhet litarë
Lotët e mi s'paskan të shterë
E diku larg dëgjohet një kitarë

Jashtë shikimin hedh fryn stuhi
Pemët nga gjethet kjo erë i treti
Me orë të tëra unë dritareve rri
E heshtur kërkoj një muzë poeti

Pareshtur shiu vazhdon të bjeri
Dhe trumcaket dridhen nga ftohti
E trishta ditë pranverë c'më kujtoi
Takimin tonë të harruar që moti

Një ëndërr dikur jetuam ne të dy
Emigruar aq larg këtij realiteti
Një këngë e shkruajta sot për ty
Që pa refren cuditërishte mbeti


Gezuar 7 Marsin

Gjithe mesuesve sot ju uroj Gezuar 7 Marsin!
Si dikur femij u harrova per nje moment ne ato dite kur heret ne mengjes e lumtur ashtu e vogel futesha mes trendafilave ne kopeshtin qe prinderit e kuronin me aq dashuri, dhe mblidhja trendafilat me te bukur per tjua dhuruar mesuesve te mi.
Sot nje dite me shi, gjithandej eshte gri, ai kopesht nuk eshte me dhe cdo gje eshte ndryshe! Shikoj femijet neper rruge qe mbajne ne duar lule artificiale, plastike, dhe kjo pamje e dhimbeshme me trishtoi shume.
Me shume respekt per punen tuaj si nje mision per jeten dhe te ardhmen e femijeve tane!
Anita

Kujtime që rrinë zgjuar

Kjo kuti e vogël e fjongo zbukuruar 
Si shumë vite, unë e hapa përsëri
Në një foto, unë e ti bebe përqfuar
Duart e vogla ndjeva ëmbël përsëri
Dy pupa të vogla nga unë punuar
Sa herë shtëpisë ecnin plot gëzim
Sa herë për ty, netëve rrija zgjuar
E sa herë të ngrohja me trupin tim
Unë femijë isha pothuaj edhe vetë
Dhe frigohesha të t'mbaja në duar
E tek puthja të voglat docka lehtë
Universin t'gjithë e kisha pushtuar
Këngët kujtoj ato këngë të bukura
Ninullat, derisa gjumi të kish zënë
Endrrat e bardha kthyer ne flutura
E belbëzimet e para që ti ke thenë
Je rritur bir e malli shpesh më merr
Për beben e vogël që tundja në duar
Të voglat pupa sa herë kutisë i nxjerr
Kuptoj se si jeta shpejtë ka vrapuar
Lermë o bir të përkëdhel ty përsëri
Ninullat lermë, ti këndoj ndonjëherë
Për mua do mbetesh ai i vogli fëmijë
Sa herë të voglat pupa kutisë do nxjerr

Nje urim

Ju Uroj të gjithëve një muaj të mbarë !
Ju falenderoj për mbështetjen e vazhdueshme qe i jepni poezise time !


Anita


Vetmia

Vetmia ime një letër e bardhë
Endet rrugicave nën këtë shi
Pellgjeve t'vogla rradhë rradhë
Mbi gjurmët ku ecëm unë e ti
Koha i ka kthyer në pulbardhë
Në det lotësh fluturuar n'mote
Lagjes shëtis mjegull e bardhë
E vetme vetmisë së kësaj bote
Kjo cadër duarve të mia t'ftohta
Mbushur kujtimesh nën këtë shi
Rrugica t'vogla e t'mëdhaja sa bota
Dëshmitarë dashurish në përjetësi

Federico Garcia Lorka

Poezia nuk kërkon ndjekës, kërkon të dashuruar!


Dhe ditët ikin

Në një të ardhme ndoshta shihemi
Sa kemi ndryshuar vallë as vetë s'e di 
Nga puthjet dhënë njeri tjetrit do njihemi 
Dhe nga ajo e quajtura dikur dashuri