Tuesday, March 15, 2016

Për të mos u penduar

Pranverës sapoardhur një ditë çudi
Pran manushaqes të sapo lulëzuar
Një letër hedhur kush as sot unë s'di 
Zemër dashurie një shigjet pikturuar
Zemrës pikturar atje dy emra shkruar
Fjalë lagur lotësh në t'brishtat rrjeshta
Dashuri ndoshta në ndarje përfunduar
Letër zverdhur si gjethet nga vjeshta
Shkolla mbaroi sot duhet larg të shkoj
Klasës t'kërkova mes bangave me kot
Zemër thyer mbi këtë letër po pikturoj
Një zemër për fjalët që s`ti thash dot
Ndoshta puthjeve harruar vajzës tjetër
Dashurin harroi njohur viteve më parë
Ndoshta vitesh puthur kishte atë letër
E lotëve të tij ajo akoma s'ishte tharë

Monday, March 7, 2016

GEZUAR 7 MARSI

Të gjithë mësueseve dhe arsimdashëve në vite ,si dhe atyre që sot përhapin rreze drite e diturie ,rreze drite dashurie, e atdhedashurie,të gjithë atyre që pregatisin gjenerata të reja për jete- në të mirën e atdheut, uroj nga zemra :
GEZUAR 7 MARSI - DITA E MESUESIT

Wednesday, March 2, 2016

Dita e nje marsit

Sot 1 Mars! Një ditë, si do te donim gjithë ditët e jetës, ku qielli i kaltër me diellin e ngrohtë do të lumturonin blerimin e natyrës, zërat e fëmijëve dhe dashurinë e respektin mes njerëzve!

Monday, February 29, 2016

Për shpirtin tënd Migena

( Me dashuri, mikes së pa harruar, Migena Faruku, 
që u nda tre ditë më parë prej nesh )
Fotoja jote një bukuri zotit e rrall
Mike përse ky fat për ty shkruar
Sa do të doja sot mes nesh gjall
E miqësine sot t'ma kishe kërkuar
Eh sa gjëra s'munda ty për ti thenë
Ndaj sot po shkruaj zemër coptuar
Mbi t'fundit like poezisë sime venë
Shikoj e kurr s'kam për të harruar
Për ty një mrekulli kisha menduar
Me dashuri e pregatita shume gjatë
Sa do t'doja posti im të kish ndaluar
Shpirti yt të mos fluturonte qiellit lart


Friday, February 26, 2016

Unë e prita në pranverë

Pranë bredhit t'hershëm që bën hije
Një lule dele dritë bardhë atje bleron
Diellit agimit i gëzohet e kur nata bie 
Dhimbsur bredhi me degët e mbulon
Fëmijet rreth saj këtë verë si pa më
As të dashurit fatin s'provuan si dikur
Një jete pa kujtime këtë botë po e lë
Ndonse e vogël e plot bukuri e nurë
Pranverës sërish i hapi degët bredhi
Por përsëri lule delja s'celi prane tij jo
Thonë bredhi netë e netevë lot derdhi
E të dashurit s'kuptuan do t'jet jo a po

Wednesday, February 24, 2016

Ajo vajzë e vogël tregonte

Kukull prej druri babai m'dhuroi një ditë 
Me t'vjetrat rroba t'shtëpis ne e veshëm
Lulishtes kur vrapova të luaja me fëmitë 
Në copa ata ma thyen e me mua qeshën

Lodra une s'munda të bleja asnjëherë
Të sëmur prinderit e të papunë mbetur
Ne diell a mes shiut e me të fortën erë
Dita ndiqte diten e unë ënderrat e etur

Pas mësimit rrugëve unë kërkoj lëmosh
Mamas ilacet cdo ditë më duhet ti blej
U rrite bijë duhet tani ne të na ndimosh
Unë me moshën time veten filloj gënjej

Vrapova e me te bukurën kukull i mora
Habitur ajo pa e gëzim s'ndjeu për cudi
Kukullën ja zgjata duke mu dridhur dora
Kur dëgjova t'thoshte unë s`kam fëmijëri

E vogëla vajzë e lagjes ti kujtim mbete
Dhimbje mes dhimbjes vitesh do ta ruaj
Ndoshta ti thua në dreq shkoft kjo poete
Kur si fëmijë une s'munda kurr të luaj...!

Tuesday, February 23, 2016

Toka Jonë


Atje në vendin tim në te bukurin vënd
ku dielli celë e ndrin dynjan cdo ditë
Kur pleqtë e mocëm akoma bëjn kuvënd 
atje ku vendin e kanë vetem mrekullite
Atje ne vendin tim ku malet janë te larta
atje merzen bagetia dhe shkelin hapat e mia
Atje dielli ndrin liqeneve e i ben te arta
atje mik eshte vendi im Shqiperia
Ku qielli ngjan me syte e nje vogelusheje
atje ku cdo gje duket mjeshterisht pikturuar
Ku zogjte me cicerima mbas nje gëmushje
Atje eshtë toka jonë nga Perënditë bekuar
Këtë tokë e lash e në endrra vjen cdo nate
atje te gjitha dashurit te dua me kanë thenë
e sot jam në tjetër vënd si një lis i thatë
atje nënë e motër e fëmij kam lenë
Atje ku nena plakë sheh perendimin
dhe qan se unë nuk u ktheva dhe sot
Atje kur ika lashe rinine e gezimin
sot endem rrugeve i vetem neper bote
Atje ku njerzit janë njerëz të tjerë
te varfër por me zemër të madhe
Atje kur vajzat e bukura cdo pranverë
me shoqja shoqen hedhin valle
Atje mik ësht Shqipëria vallë a ke dëgjuar ?
atje me eshte miqesia atje me mend unë jam
Matmazel herr amigos sinjor a ju kam treguar
Dhe pse ne qiell te huaj Shqiptar emrin e kam