Wednesday, February 20, 2019



Falenderoj World Nations Writers Union, Kazakhstan,awards, në vecanti Presidentin e ketij Unioni Z.Kairat Duissenov Parman!

Anita Hoxha


Monday, November 26, 2018

Baba, muza e vargut tim.

I thura nënës kaq shumë poezi,
Jo se ty të desha unë më pak,
Ti qeshje e më thoje, 
sa bukur moj bijë,
Ke qëndisur çdo fjalë,
çdo varg !
Ndaj sot u ula të shkruaj për ty,
Muzën vjeshtore e thirra pranë,
E pashë dhe lotët më rrodhën në sy,
- Të lutem, shkruam vargje për babanë !
Vitet të kanë lodhur baba, e ndjej në shpirt,
Larg në dhe të huaj, ndarë kaq kohë...
Shfletoj me radhë kujtimet, fotografitë
Dhe përdore me ty,
fëmijë veten shoh !
Kujtoj të qeshurën tënde, kur luaje me ne...
Punën e rëndë, kur i lodhur vije çdo natë,
Bleje rrallë një palë këpucë, një xhaketë të re,
Për një ditë më të mirë, i luteshe Zotit lart !
Kam ruajtur çdo gjë baba,nga ne
Koha kujtimet tona i mban ngrohtë në gji,
Ndjej se vjeshta po mbush parqet dhe atje,
Me muzën mbi tastierë, sot mu ule dhe ti!

Gezuar festat e Nentorit

Nëpërmjet këtij videoklipi, u urojmë të gjithë shqiptarëve kudo që janë, Festat e Nëntorit!
"Rrofte Shqiperia"
🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱 Teksti: Irma Libohova & Anita Hoxha
Muzika & Orkestrim: @genti_lako
@ilibohova @julianapasha @kastriottushaofficial
Altea Ali, Ana Gjebrea, Emi Baloshi, Aleksa Ferraj, Klea Kaloshi
Video Production: @fourinfinitproduction
Producente Artistike: @eldamamoci
Shkolla 9-vjecare “Turgut Ozal " Tirane

kenge

Wednesday, November 21, 2018

Faleminderit miq!

Sot një gëzim dhuruar nga miqtë " Bashkësia Kulturore e Shqipëtarëve të Rumanisë". Një gëzim e më shumë, komunikimi e respekti i ndërsjellët mes njerëzve të kulturës e artit kudo ku ne jemi! Ju falenderoj nga zemra dhe mirënjohje për Ju miq! Ju përqafoj!
Anita

Kujtimet s'janë vec kujtime

Kujtoj puthjen dhënë atje në klasë
Vizatuar mbi një krahë avioni letre
Doja shumë të frymonte si e gjallë 
Por t'vërtetat ja dhuroje asaj tjetre
Sot qiellit mijëra avionë në kaltërsi
Të bukur por të ftohtë si dimri vetë
Dashuri e ndarje mbartin për cudi
E kujtime mes valixheve mbi detë
Dërgom një puthje vizatuar prej teje
Një puthje kurr dhuruar asnjë tjetre
N'ëndërr une do fshihem pas një reje
Avion dërgoma i berë me copa letre

Ti, i vetmi kuptim i jetes

Eh Baba sërish në shtëpin tënde
Për mua kthyer ti vitesh migruar
Si dallandyshet nisur në tjera vënde 
Asaj dite zemërthyer sot përmalluar
Duart t'dridhen i shoh e trishtohesh
Pika shiu lotët e mi zbresin ndër sy
I ri shkove si sot unë rri e kujtohem
Kur shtëpisë viteve unë t'kërkoja ty
Mërgimi të ka lodhur baba e ndjej
Ndonse hera herës ti qesh me mua
Fëmijërin mes thinjave kërkoj ta kthej
Ate vajzën me bishtaleca prap e dua
Të dua baba të dua më shumë se jeta
Ndonse thinjur e vitesh ndihesh plakur
Unë për ty mbeta vajza me dy gërsheta
Që llastohesha mbas dorës tënde kapur