Tuesday, April 5, 2016

Një letër lumturie


Sot mbi letrën tënde fle i nxehti lot
Lot gëzimi me miket kafen kur ta pi
E lumtur që kam një djal fale o zot
Do të kthehem në tënden fëmijëri
Natën kur gjumi qepallat ti mbyllte
Dhe në ëndrrat e tua kishe humbur
Hija ime dhomës tënde ëmbël hynte
Flokët t'përkëdhelja e t`këndoja bukur
Pastaj i trembur sa herë ishe zgjuar
Rreth e qark m'kërkoje nëpër shtëpi
Ndaj kjo letër me shumë mall shkruar
Përdore më mori në tënden fëmijëri
Me letrën sonte do fle fëmijëris përdore
Ti me syt mbi foton time atje në mur
Ylberin do kaloj e s'do pyes për sinore
Do të dua e do të dua pa rreshtur kurr.


No comments:

Post a Comment